Kur ishim 14 apo 15-vjeçar, kujtojmë puthjen tonë të parë, dhe siç e dimë të gjithë që puthja e parë është ajo puthje që nuk harrohet dhe që ka emocione të përziera, transmeton lajmi.net.
Puthja ndikon në shëndetin e njeriut dhe në lidhjen mes dy personave. Ajo e mban një lidhje më të fortë dhe të mirë mes një çifti.
Këtu keni arsyet pse puthja është e mirë për shëndetin e njeriut:
- Rrit sistemin imunitar
Edhe pse thuhet që përmes puthjes transmetojmë baktere të shumta tek personi tjetër. Një studim zbuloi që puthja ndikon në rritjen e sistemit imunitar. - Largon ankthin
Puthja largon ankthin dhe ju jep një qetësi. Thuhet se puthja është e njëjtë me meditimin sepse të jep relaks dhe ndikon në qetësinë tuaj. - Ulë presionin e gjakut
Përveç sistemit imunitar dhe largimit të ankthit, puthja ndikon edhe në uljen e presionit të gjakut. - Është si ushtrim i muskujve të fytyrës
Thuhet se me anë të puthjes i vendos në funksion 30 muskuj të fytyrës. - Është e mirë për higjienën e gojës
Puthja me gjuhë është një faktor i rëndësishëm për higjienën e gojës, sepse me anë të puthjes më gjuhë ju mund të dalloni aromën e gojës së personit tjetër e cila tregon përgjigje të ndryshme të imunitetit. - Forcon lidhjen tuaj
Puthja forcon lidhjen tuaj duke i dhënë asaj një emocion më të madh dhe bënë që të keni një lidhje më të fortë. /Lajmi.net/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";