Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me Covid-19.  Financimi do të bëhet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vendimi përcakton se paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

“ Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.

Për të përfituar recetën me rimbursim, qytetarët e prekur nga Covid duhet të lidhen me mjekun e familjes. Në rast se nuk e keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes, ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu, një opsion tjetër është portali qeveritar e-albania që nëpërmjet identifikimit mundëson gjetjen e mjekut të familjes për personat të cilët nuk e njohin ose nuk kanë pasur ndonjëherë nevojë për shërbim spitalor.