Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 230 pacientë të infektuar nga koronavirusi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 230 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.
Që prej fillimit të pandemisë, numri i të shëruarve në vendin tonë ka shkuar në 8077.
Advertisement