Një studim bërë së fundmi nga shkencëtarët rus ka treguar se uji pothuajse plotësisht mund ta shkatërrojë koronavirusin e ri brenda 72 orëve.
Sipas studimit të Qendrës Shtetërore Kërkimore të Virologjisë dhe Bioteknologjisë VECTOR, rezistenca e virusit varet drejtpërdrejt nga temperatura e ujit dhe 90% e grimcave të virusit vdesin në ujë në temperaturë të dhomës brenda 24 orëve ndërsa 99,9 për qind e grimcave vdesin brenda 72 orëve, tregoi studimi i transmeton.
Uji në temperaturën e vlimit vret plotësisht dhe menjëherë virusin Sars-CoV-2, thotë hulumtimi i publikuar nga Shërbimi Federal Rus për Mirëqenie Njerëzore.
Virusi mund të jetojë në ujë në kushte të caktuara, por ai nuk shumohet as në det, as në ujë të freskët, tregoi studimi. Megjithatë, ai mbetet aktiv deri në 48 orë në sipërfaqe çeliku të pandryshkshëm, linoleumi, qelqi, plastike dhe qeramike.
Hulumtimi zbuloi se virusi është i paqëndrueshëm dhe shumica e dezinfektuesve shtëpiakë janë efektivë kundër tij.
Ai tregoi se alkoolet etilike dhe izopropile me përqendrim 30 për qind mund të vrasin deri në një milion grimca të virusit në gjysmë minute, duke kundërshtuar studimet e mëparshme që thanë se një përqendrim prej mbi 60 për qind është i nevojshëm për të shkatërruar grimcat.
Sipas studimit, dezinfektuesit me klor kanë të njëjtin efektivitet, duke pastruar plotësisht sipërfaqet prej virusit Sars-CoV-2 brenda 30 sekondave.