Aplikimi i sprejit të hundëve në baza jovore mund të sigurojë mbrojtje kundër Covid-19, ka bërë me dije një hulumtim i ri.

Në hulumtim u përfshinë qelbësit, të cilëve u dhanë dy doza të tretësirës në fjalë, një ditë përpara se të ekspozoheshin ndaj kroonavirusit, raportojnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Rezultatet zbulojnë se spreji nazal ndaloi shumimin e virusit në hundë dhe fyt për 96 për qind, duke zvogëluar rrezikun e infektimit me të dhe duke zvogëluar shanset e transmetimit.

Përbërja artificiale – e quajtur INNA-051 – do i nënshtrohet testeve njerëzore brenda katër muajve të ardhshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse miratohet, trajtimi mund të ofrojë mbrojtje shtesë për persaont me rrezik të lartë nga Covid-19, duke përfshirë të moshuarit dhe ata me probleme kronike shëndetësore. /Lajmi.net/