Një studim i fundit i publikuar nga shkencëtarët e SHBA-së dhe të Japonisë bën me dije se përveç dy pilulave antivirale Merck molnupiravir dhe remedesivir edhe ilaçi i ri antiviral intravenoz ( Pfizer PF-07304814 që vepron në mënyrë të ngjashme me pilulën e re antivirale, Paxlovid) janë efektive kundër variantit Omicron të koronavirusit.

Sipas të dhënave nuk rezulto që efektiviteti të jetë i njëjtë dhe me prodhimin e antitrupave monoklearë, të cilët janë shumë më pak efektivë kundër Omicron sesa variantet e mëparshme të koronavirusit, me shumë prej tyre që humbasin plotësisht aftësinë e tyre për të neutralizuar virusin.

Gjetjet e reja tregojnë se antitrupat e rinj monoklonalë duhet të zhvillohen posaçërisht kundër Omicron, por procesi do të zgjasë disa muaj, ndaj është e dyshimtë nëse kjo do të ndihmojë në praktikë, të paktën në valën aktuale të pandemisë.

Studiuesit, të udhëhequr nga virologu i njohur Yoshihiro Kawaoka i Universiteteve të Wisconsin-Madison dhe Tokios, e publikuan studimin në Neë England Journal of Medicine, dhe ndër të tjera theksuan se përveç testeve laboratorike, pilulat Omicron janë konfirmuar dhe për pacientët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë autoritetet shëndetësore në shumë vende shpresojnë që pilulat antivirale të përdoren gjerësisht për trajtimin e Covid-19, duke ulur ashpërsinë e simptomave dhe rrjedhimisht rrezikun e shtrimit në spital, gjë që do të lehtësojë stresin në sistemet shëndetësore. Aktualisht, furnizimi me pilula është i kufizuar.

“Përfundimi kryesor është se ndaj Omicron kemi kundërmasa. Ky është një lajm i mirë. Por këto janë studime laboratorike. Nëse kjo do të përkthehet te njerëzit, ne nuk e dimë ende”,  ka thënë  Kavaoka.

Të gjitha pilulat dhe antitrupat monoklonale në dispozicion janë projektuar dhe testuar përpara ardhjes së Omicron, i cili ndryshon dukshëm nga variantet e mëparshme për sa i përket mutacioneve, me rezultatin që shkencëtarët kanë shprehur shqetësime nëse ilaçet e reja janë joefektive në rastin e variantit të ri. Përfundimisht, duket se kjo vlen vetëm për antitrupat, por pilulat antivirale vazhdojnë të “funksionojnë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";