Pjesëmarrësit panë videot e quokkave të Australisë Perëndimore – të njohura si ‘kafsha më e lumtur në botë’ – për 30 minuta, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Gjetjet treguan se nivelet e stresit ranë për pothuajse 50 për qind në raste individuale dhe presioni i gjakut ra ndjeshëm tek personat me nivele të larta të shtypjes së gjakut.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Leeds, në bashkëpunim me Western Tourism Australia, përfshiu 19 individë, përfshirë 15 studentë që do të futeshin në një provim 90 minuta pas seancës.

Ritmi i zemrës dhe presioni i gjakut u monitoruan për të marrë në konsideratë ndikimin fiziologjik të shikimit të përmbajtjes, ndërsa për analizën psikologjike u përdor një ‘inventar ankthi’.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezultatet e hulumtimit treguan se presioni i gjakut mesatarisht ra nga 136/88 në 115/71 gjatë seancës, teksa rrahjet e zemrës tek pjesëmarrësit ranë nga 90 në 68 bpm – një rënie prej 24.4 përqind në vetëm 30 minuta.

Nivelet e ankthit brenda grupit, ndërkohë, ranë për një mesatare prej 35 përqind. Disa individë që përjetojnë një rënie prej gati 50 përqind. /Lajmi.net/