Shenjat që tregojnë se organizmi juaj ka nevojë për më shumë ujë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Por nëse je nga persona që ‘harrojnë’ të pinë ujë apo nuk e ndjen nevojën, duhet të dish disa gjëra dhe të ndryshosh rutinën, sidomos në këtë sezon veror të nxehtë.

Shenja e parë që tregon se nuk po pi ujë mjaftueshëm është të ndjerit i etur gjithë kohën. Kjo është një shenjë e lehtë por ka shenja të tjera që të paralajmërojnë se po rrezikon me shëndetin.

Shenjat që nuk po pini ujë mjaftueshëm:

-Ndiheni të etur

Advertisement

-Keni dhimbje koke

-Urina është me ngjyrë të errët dhe aromë të fortë

-Marrje mendsh

-Lodhje fizike

Advertisement

-Ndjesia e një goje të thatë

-Aromë goje dhe pas konsumimit të ushqimit

-Vështirësi në përqendrim

-Shkon në tualet shpesh por me sasi të vogla të urinës

Advertisement

Shenjat më lart tregojnë se po përjeton dehidratim të shkallës së parë. Ndërsa shenjat më poshtë tregojnë se duhet të kërkosh ndihmë mjekësore.

-Keni puls të dobët të zemrës ose më lartë se normalja.

-Nuk urinon gjatë ditës, me raste edhe dy ditë pa urinuar.

-Marrje mendsh kur qëndroni në këmbë

Advertisement

-Ndjenja e hutimit dhe shpërqendrimit

-Mungesë ekuilibri

-Lëkurë e acaruar, me ekzema.

Ekspertët mjekësorë këshillojnë të konsumohet 1,2 litër ujë në ditë. Në ditë të nxehta, mund të konsumohet dehde më shumë, edhe në varësi të fizikut./Gazeta Express

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy