Sa zgjat imuniteti pasi keni kaluar Covid-19?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një studim i ri i Institutit për Imunologji “La Jolla” në Kaliforni, pretendon se pacientët e shëruar nga koronavirusi, kanë të ngjarë të kenë një memorie të organizmit  imun, që vazhdon për të paktën 8 muaj, shkruan “IconStyle”.

Ky imunitet, përveç krijimit të antitrupave, formohet edhe nga shumë elementë të tjerë, transmeton lajmi.net.

Imuniteti i përkohshëm sigurohet gjithashtu edhe nga qelizat e bardha të gjakut, të njohura si qelizat T, dhe qelizat B.

Të kombinuara bashkë, këto shtresa mbrojtjeje, i japin mundësi sistemit imunitar që të njohë dhe ri-sulmojë koronavirusin, nëse ai e “pushton” sërish trupin, duke parandaluar kësisoj një infektim të ri.

Advertisement

Për të vlerësuar se sa zgjat imuniteti ndaj Covid-19 nëpër këto shtresa të ndryshme të sistemit imunitar, shkencëtarët matën se cilat lloje të qelizave imune u rikuperuan tek pacientët me koronavirus disa muaj pasi ishin sëmurur.

“Tek shumica krijohet një reagim i madh imunitar ndaj këtij virusi, dhe kjo zgjat 6-8 muaj”- ka thënë virologia amerikane Shejn Kroti, në Institutin për Imunologji “La Jolla” në Kaliforni, që është një prej shkencëtarëve të studimit të ri, transmeton lajmi.net.

Disa studime të mëparshme, kanë sugjeruar se numri i antitrupave të krijuara nga koronavirusi dhe që e mbrojnë trupin nga infeksioni, bie brenda disa muajve.

Gjithashtu sipas studimit, këto antitrupa dhe qelizat e bardha të gjakut , mund të ulin rolin e qelizave T vrasëse, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, si dhe qelizat ndihmëse, që i orientojnë qelizat B (leukocitet) se si të krijojnë antitrupa të rinj.

Advertisement

Grupi i ekspertëve, i mati të dyja llojet e qelizave T, qelizave B dhe antitrupat, në mostrat e gjakut nga 185 njerëz që ishin shëruar nga Covid-19.

Gati  40 nga pjesëmarrësit dhanë shumë herë gjak, disa më shumë se 6 muaj pas infektimit të tyre. Kjo gjë i dha mundësi studiuesve, të vlerësojnë se si ndryshuan me kalimin e kohës reagimet imune të pacientëve, transmeton lajmi.net.

Rezultatet e tyre, treguan se nivelet e qelizave T specifike të koronavirusit tek pacientët, ranë pak midis 4-6 muajsh, dhe më pas mbetën në nivele të qëndrueshme.

“Duhen 1 ose 2 javë që pas një infeksioni të zhvillohen antitrupat dhe reagimet ndaj qelizave T. Ato më pas rriten dhe arrijnë kulmin”- thotë Alesandro Sete, një tjetër studiues imunolog në Institutin La Jolla në Kaliforni.

Advertisement

Gjithashtu, rezultatet e studimit treguan se nivelet e qelizave B tek pacientët, u rritën gjatë periudhës 1-6 mujore.

Shkalla e ngadaltë e rënies së numrit të qelizave T dhe qelizave B tek pacientët, nënkupton se ato qeliza do të ekzistojnë shumë më gjatë në organizëm, sesa periudha kohore e analizuar në studim.

Qelizat e bardha të gjakut, të zhvilluara dhe të studiuara të shtrira në kohë për shkak të infektimit të pacientëve më parë me viruse të tjera, mund të qëndrojnë në trupin njeriut për vite me radhë, transmeton lajmi.net.

Për shembull qelizat T specifike kundër sëmundjes së lisë, mund t’i duhen rreth 10 vjet që të zhduken në trup pas një infeksioni, ndërsa qelizat B të prodhuara për të luftuar po të njëjtin virus, rrinë aty për 60 vjet.

Advertisement

Qelizat T specifike për SARS-in, një tjetër koronavirus që ka 80% të kodit të tij gjenetik të ngjashëm me Covid-19, duket gjithashtu se ekzistojnë për një kohë të gjatë në trupin e njeriut.

Mirëpo shkencëtarëve u duhet edhe më shumë kohë në dispozicion për ta studiuar sjelljen e  virusit në kushte të ndryshme dhe në mutacione të ndryshme.

Deri më tani nuk ka patur ende një parashikim të saktë se sa do të zgjasë imuniteti i një personi të caktuar ndaj koronavirusit, pasi është infektuar njëherë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy