Sa zgjat imuniteti ndaj koronavirusit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një studim në qershor tregoi se niveli i antitrupave mund të bie dy deri në tre muaj te njerëzit me një infeksion të konfirmuar që kishin simptoma të buta ose aspak, shkruan gazeta Washington Post.

Por, udhëzimet e fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC shkojnë pak më tej.

“Personat që u testuan pozitivisht për koronavirusin nuk duhet të bëjnë karantinë ose të bëjnë një test të ri deri në tre muaj nëse nuk shfaqin përsëri simptoma,” thekson CDC.

Nga ana tjetër, thuhet se ata që rishfaqen simptoma brenda tre muajve nga shfaqja e parë e koronavirusit, mund të kenë nevojë të rivotohen nëse nuk ka ndonjë shkak tjetër të simptomave të tyre.

Advertisement

Viruse të tjerë, përfshirë ato që shkaktojnë SARS dhe MERS, kanë antitrupa për të cilët ekspertët besojnë se zgjasin për rreth një vit. Në ditët e para të përhapjes së virusit në Shtetet e Bashkuara, shkencëtarët shpresonin se antitrupat ndaj virusit të ri do të zgjasin të paktën kaq gjatë.

Një studim i publikuar në maj zbuloi se njerëzit që ishin shëruar nga infeksioni mund të ktheheshin të punojnë të sigurt, por ende nuk ishte e qartë se sa kohë mund të mbroheshin./kp

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy