Sa duhet të eci një grua shtatzënë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Megjithatë, jo të gjitha gratë shtatzëna të qëndrojnë aktive, për këtë arsye ecja mbetet alternativa më e mirë dhe e sigurtë.

Sa rekomandohet të ecë një grua shtatzanë në varësi të fazës në të cilën gjendet?, shkruan “Living Media”, transmeton lajmi.net.

Tremujori i parë (deri në 13 javë)

Filloni duke ecur 10-15 minuta në ditë, tre herë në javë, duke bërë të paktën një ditë pushimi midis shëtitjeve.
Kur të ndjeheni gati, shtoni një ditë tjetër për të ecur dhe zgjasni çdo shëtitje me 5 minuta nëse mendoni se mundeni.
Pas disa javësh, shtoni një ditë të pestë të ecjes.

Advertisement

Tremujori i dytë (13-25 javë)

Nëse po filloni ecjen në tremujorin e dytë, filloni duke ecur 10 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.
Kur të jeni gati, zgjidhni dy ditë që do të bëhen ditët tuaja kur do të ecni më gjatë (15-30 minuta) dhe shtoni një ditë tjetër në agjendë.

Tremujori i tretë (26-40 javë)

Nëse po e filloni këtë program në tremujorin e tretë, filloni duke ecur 10 minuta në ditë, katër deri në pesë ditë në javë.
Nëse energjia juaj bie, zvogëloni kohëzgjatjen e shëtitjeve tuaja ose shndërrojini ato në seanca më të shkurtra.

Advertisement

Synimi i këtij sistemimi te ecjes është që në fund të arrini të ecni 5 ditë në javë 15-30 minuta. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy