3 mijë mostra të grupmoshave të reja  të prekur me Covid-19 po i nënshtrohen analizave të thelluara në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Burime bëjnë me dije se shkak për këtë u bë rritja e numrit të të infektuarve tek grupmosha 15-24 vjeç. Këto mostra do i nënshtrohen analizave edhe për mutacionet e reja si ai britanik, afrikan dhe brazilian.

Deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast me mutacionet e reja të covid 19, por vetëm  ndryshime të vogla në gjenom që janë të zakonshme tek viruset.

“Ne nuk kemi identifikuar shtame të ndryshme nga shtami që po qarkullon. Sot bota njeh 4 mijë shtame të ndryshme të virusit të cilat kane të njëjtën karakteristike me virusin e Covid, wshtë mutacion minimal”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu si edhe në Maqedoninë e Veriut ku po qarkullojnë 20 lloje të Covid, edhe në Shqipëri specialistët thonë se është e njëjta situatë. Sipas tyre ndryshimet e vogla të virusit nuk janë shqetësim.