Deri më tani kemi menduar se mizat që prekin ushqimin nuk janë të dëmshme por vetëm bezdisëse, shkruan “AgroWeb”.

Por studimet konfirmojnë se rreziqet shëndetësore që i kanosen njeriut nga konsumi i ushqimeve të prekura nga mizat, janë të mëdha, transmeton lajmi.net.

Mizat mund të transferojnë shumë sëmundje ngjitëse siç janë kolera, tifoja dhe disenteria.

Një mizë e vetme mban plot 200 lloje të ndryshme bakteresh të dëmshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjafton që miza të prekë një herë ushqimin, dëmi është i pakthyeshëm.

Mizat përmbajnë mijëra qime të holla.

Aty mund të futen bakteret e ndryshme të cilat transferohen mjaft lehtë tek ushqimi i njeriut.

Ekspertët thonë se nëse miza qëndron në ushqim për një sekondë të vetëm, bakteret e akumuluara në trupin e tyre e tyre derdhen në pjatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shmangia e mizave bezdisëse në tavolinën e ngrënies ose në pjatë është tepër e vështirë.

Shmangia me qese plastike me ujë

Uji krijon reflektime të ndryshme dhe prish shikimin e mizave.

Një qese me ujë u ngjan mizave si një rrjetë merimange të cilën ato e shmangin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbushni qese plastike me ujë dhe mbajini pranë dyerve, në ballkon e në dritare që mizat mos të guxojnë e të hyjnë.

Uthulla e mollës

Hidhni gjysëm gote me uthull të ngrohtë molle në një kavanoz qelqi.

Vendosni një hinkë në të dhe mbajeni në një zonë ku mizat qëndrojnë më shpesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mizat do të ndjekin aromën e uthullës dhe do të ngelin në kurth.

Nëse miza ka prekur një pjesë të ushqimit tuaj, rekomandohet që ta hidhni atë pjesë dhe të konsumoni pjesën e mbetur dhe të pandotur./Lajmi.net/