Rënia e flokëve pas Covid-19, dermatologia këshillon se çfarë duhet të bëjmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Koronavirusi në të gjithë botën ka sjellë pasoja të mëdha që nga komplikacionet më të lehta e deri tek ato që kanë sjellë humbjen e jetëve të të prekurve, shkruan “IconStyle”.

Infeksioni nga Covid-19 solli me vete shumë të papritura dhe pas një viti bashkëjetesë me të, njerëzit po përballen me lloj-lloj problematikash, transmeton lajmi.net.

Të shumtë janë ato individë që e kalojnë koronavirusin pasi mund të kenë pësuar rënie të flokëve.

Sipas studimeve, këto rënie shqetësuese, shkaktohen përgjithësisht kur një individ kalon një periudhë me temperaturë të lartë dhe stres të rritur.

Advertisement

Kjo situatë mund të zgjasë nga 6 deri në 9 muaj, por individët që po e kalojnë nuk duhet të stresohen. Rënia e flokut ndodh normalisht dhe faza gjatë së cilës ndodh quhet telogen effluvium.

Në individët post- Covid ajo zgjat më shumë se zakonisht, tregon dermatologia Erjona Shehu, e cila dha disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë.

1. E para duhet reduktuar stresi dhe të mos e përjetojmë këtë humbje të përkohshme të flokut si tragjedi. Stresi në vetvete rrit rënien e flokut.
2. Mund të marrim vitamina për flokët në farmaci dhe t’i pimë sipas rekomandimeve të dermatologut.
3. Nuk duhet t’i thajmë flokët me ujë shumë të nxehtë.
4. Nuk duhet të bëjmë tërheqje ekstreme të flokut dhe stilime agresive.
5. Sa më pak stilues të tipit: llak, xhel apo shkumë. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy