Mirëpo, koha e punës e kaluar në ambient të hapur gjithashtu llogaritet, ndërkaq sa orë ekspozimi mjekësia e quan ekspozim kronik në diell.

Lloji i tillë i ekspozimit ndaj rrezeve UV me vete bart pasoja negative: madje rrezik dyfish më të madh nga kanceri i lëkurës, duke përfshirë edhe atë jomelanomë, transmeton Telegrafi.

Kanceri jomelanom i lëkurës është një ndër llojet më të shpeshta të kancerit në gjithë botën, mirëpo edhe pse ka disa lloje, kanceri i dytë më i shpeshtë është kanceri planocelular i lëkurës apo karcinoma skuamoqelizore cSCC.

Shumë më i shpeshtë se melanoma, mirëpo shumë më rrallë vdekjeprurës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të vërtetë, kanceri jomenalom i lëkurës kryesisht shërohet lehtë kur zbulohet mjaft herët.

Për këtë arsye është jashtëzakonisht me rëndësi të zbulohet me kohë, ndërsa në fazën e hershme të sëmundjes cSCC-ja mund t’i ngjajë lythit apo lezionit në formë luspe, nga i cili kohë pas kohe rrjedh gjak.

Nga cSCC-ja më shpesh sëmuren meshkujt, ndërkaq diagnostikohet më së shpeshti te personat më të vjetër se 65 vjeç.

Pa marrë parasysh se shfaqet në moshën e pjekur, kushtet për shfaqjen e tij krijohen gjatë gjithë jetës, me çdo qëndrim në rreze dielli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prandaj është me rëndësi të bartni rroba mbrojtëse dhe të përdorni kremin për mbrojtje nga dielli, ndërsa për çdo ndryshim të pazakonshëm në lëkurë duhet të shkoni te mjeku.