Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka regjistruar vaksinën e parë kundër koronavirusit të ri dhe që është emërtuar “Sputnik V”. Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është një surprizë. Sipas “Ilsole24ore”, mjafton të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus që të kuptoni nostalgjinë e e tij për Bashkimin Sovjetik.
Vaksina konsiderohet një ‘armë’ gjeopolitike ekonomike e jashtëzakonshme.
Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957 çka shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën.
“Sputnik 1 ka intensifikuar kërkimin hapësinor në të gjithë botën”, lexohet në faqen zyrtare të vaksinës.
“Vaksina e re ruse kundër COVID-19 ka krijuar një “moment Sputnik” për komunitetin botëror. Ndaj vaksina është emërtuar Sputnik V” shpjegohet aty, në disa gjuhë të botës, përfshirë atë angleze, kineze, spanjolle, franceze apo arabe.(‘Ilsole24ore’)