Një ndër sëmundjet më të frikshme dhe të përhapura të globit, shkruan AgroWeb.
Duket sikur dementia apo Alzhaimer nuk njohin kufinj dhe mund të prekin këdo, transmeton lajmi.net.
Ndonëse nuk mund të përcaktohet qartë se kur këto sëmundje e prekin trurin, sipas ekspertëve mund të shpjegohet se përse ndodh më shumë tek gratë.
Si zhvillohet kjo sëmundje
Për shumë kohë ka egzistuar teoria se sëmundja e alzhaimer apo humbja e kujtesës është më e përhapur tek gratë.
Së fundmi ata japin disa të dhëna të cilat e vërtetojnë këtë teori.
Një studim i Universitetit të Mjeksisë në Nashville, Amerikë të cili i referohet AgroWeb.org, tregoi se roli i gjinisë është thelbësor në përhapjen e sëmundjes.
Kjo lidhet veçanërisht me një proteinë që lëshohet herë pas here në tru.
Quhet TAU dhe përhapet me shpejtësi të madhe në të gjithë trurin duke kaluar nga neuroni në neuron.
Ky kalim i dëmton dhe i vret qelizat e trurit duke shkaktuar kështu edhe dëmte të mëtejshme siç është plakja e trupit.
Në këtë studim, ekspertët mblodhën të dhëna nga skanet e trurit të personave të shëndetëshëm dhe atyre të prekur nga plakja e trurit.
Përse prek më shumë gratë
Studiuan mënyrën se si proteina TAU vepron në tru dhe çfarë gjurmësh lë.
Të dhënat treguan se ajo vepron ndryshe tek gratë dhe ndryshe tek burrat.
Tek gratë kjo proteinë është më e lartë dhe shpërndahet më shumë në tru, duke dëmtuar edhe më shumë qeliza.
Kështu rrisku për të zhvilluar sëmundje si dementia apo Alzhaimer është më i madh.
Megjithëse të dhënat janë konkrete, mjekët nuk kanë ende një kurë të posaçme për gratë në mënyrë që të ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundje tek gratë.
Sipas tyre çelësi mund të jetë tek mënyra e të jetuarit dhe tek e ngrëna shëndetëshëm. /Lajmi.net/