Për një pjesë të njerëzve, marrja e vaksinave të para antiCovid mund të jetë disi e sikletshme. Ato mund t’iu bëjnë të ndiheni të sëmurë për 1 ose 2 ditë, edhe pse nuk përmbajnë viruse të plota për t’iu infektuar.

Vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna-s, janë mjaft reaktogjene, gjë që do të thotë se ato stimulojnë një reagim të fortë imunitar që mund të shkaktojë dhimbje të përkohshme por të bezdisëse, ethe, dridhura dhe dhimbje koke.

Pra marrja e tyre vaksinave krijon njëfarë shqetësimi fizik, por ai nuk ka të krahasuar me simptomat që shkakton vetë Covid-19. Efektet anësore, ndodhin në një farë mase me të gjitha vaksinat, dhe ky nuk është në vetvete një shqetësim për sigurinë e tyre.

Tek e fundit, vaksinat funksionojnë duke mashtruar trupin. Ato e bëjnë atë të mendojë se është infektuar, dhe këto simptoma që shfaqen, janë një tregues që e ka bërë gjë me sukses. Ethet, lodhja fizike dhe shenjat e tjera, që ne i lidhim zakonisht me të ftohurën e zakonshme,gripin sezonal apo edhe Covid-19, shkaktohen zakonisht nga reagimet tona imunitaredhe jo nga vetë virusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një vaksinë reaktogjenike, nuk është e njëjta gjë me një vaksinë të pasigurt”- thotë Sad Omer, vaksinolog dhe drejtor i Institutit për Shëndetin Global në Universitetin e Jeilit nëSHBA.

Krahasuar me vaksinat ekzistuese, ato të Pfizer/Biontech dhe Moderna janë pak më reaktogjenike se sa vaksinat e gripit, por kanë afërsisht të njëjtin nivel reagimi me vaksinat kundër herpesitdhe mund ta prishin disi përditshmërinë tek disa njerëz për disa ditë.  Vaksina e Modernës, duket të jenë pak më reaktogjene sesa ajo e Pfizerndoshta pasi doza e saj është më e madhe në sasi. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po nisin fushatën e tyre më të madhe dhe më të ndërlikuar të vaksinimit në histori, ekspertët thonë se kompanitë e vaksinave duhet të sqarojnë në detaje, atë çka i pret njerëzit që vaksinohen.

Nëse dikush që merr dozën e parë ka disa efekte anësor, për të cilat nuk është i informuar, mund të mos rikthehet në spital për të marrë dozën të dytë. Për më tepër përvoja e tyremund të ndikojë negativitisht tek familja dhe miqtë.

Duhet të ketë një transparencë të plotë mbi atë që mund të përjetojnë disa njerëz”- thotë Debora Fulermikrobiologe dhe studiuese e vaksinave në Universitetin e Uashingtonit.Dhimbja muskulore, ethet dhe dhimbjet e kokës janë rezultat i imunitetit të lindur, e para nga dy degët kryesore të sistemit imunitar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Imuniteti i lindur është një mjet i butë; që do të luftojë çdo gjë të huaj në trupin e njeriut. Kur merrni një vaksinë antiCovidqelizat në krahun tuaj marrin mARN që kodifikon një version të proteinës që vesh nga jashtë koronavirusin.

Virusi i përdor proteina të tilla si një çelës për të hyrë në qelizat tona, por pa u bashkuar nga pjesa tjetër e virusit, proteina nuk mund të infektojë dot asgjë. Teksa shumë qeliza imune futen në krahun tuaj, ato aktivizojnë edhe më shumë qeliza imune, që mund të shkaktojnë simptoma në gjithë trupin si ethe dhe lodhje fizike.

Disa nga ato qeliza imune do t’i përkasin degës së dytë të sistemit imunitar, imunitetit adaptiv. Këta janë vrasësit speficifikë në sistemin imunitarKëtu përfshihen qelizat B, të cilat krijojnë antitrupa që mund të lidhen me proteinat virusit dhe qelizat T, që mund të njohin qelizat e infektuara.

Imuniteti adaptues, është ai që do t’iu mbrojë në mënyrë specifike nga Covid-19. Por për të arritur atje, duhet se pari që sistemi imunitar i lindur ta njohë proteinën e huaj, dhe të aktivizojë më pas sistemin imunitar adaptiv. Një vaksinë reaktogjene nuk është domosdoshmërisht një vaksinë më efektive, por është një shenjë që hapi i parë po funksionon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reaktogjeniciteti, është gjithashtu i dallueshëm nga anafilaksia, një reaksion i rëndë alergjik që ka ndodhur vetëm tek një pjesë e vogël e njerëzve që kanë marrë vaksinën Pfizer në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Edhe anafilaksia është një reagim imunitar, por ai fillon brenda disa minutash pas ekspozimit, me luhatjen e tensionit dhe vështirësi në frymëmarrje. Mbetet ende e paqartë se çfarë shkakton këtë reaksion alergjik, megjithëse vaksinat përmbajnë sheqer në formën e një krioprotekanti dhe kripëra për të marrë aciditetin e duhur, përveç përbërësve aktivë.

CDC-ja amerikane rekomandon 30 minuta vëzhgim pas vaksinimit Covid-19 për cilindo me një histori të mëparshme të anafilaksisë, dhe 15 minuta për të gjithë të tjerët. Anafilaksia është shumë e shërueshme me epinefrinë dhe antihistaminë, dhe marrësit e vaksinës që e kanë provuar atë janë shëruar që të gjithë. / The Atlantic – Bota.al

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";