Ky është studimi më i fundit, i cili zbulon dhe arsyet se pse ndodh ky fenomen.

Tek pacientet femra, edhe në moshë madhore, niveli i citokinave imflamatore nuk prek punën dhe funksionin e limfociteve T.

E kundërta ndodh tek burrat, tek të cilër niveli i lartë i citokinave prek prek monocitet, duke i kthyer në jo funksionale, e duke çuar njëkohësisht në reduktimin e limfociteve T.

Ky proçes sjell rrjedhimisht një përgjigje shumë më të ulët të sistemit imunitar, çka bën që meshkujt ta luftojnë më me vështirësi koronavirusin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi i shkencëtarëve të Universitetit të Yale-s, të cilët morrën iniciativën për të kryer këtë studim, u nisën nga fakti se në të gjithë botën, pacientët meshkuj ishin shëruar shumë herë më ngadalë nga koronavirusi se pacientet femra.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë tek burrat, ndërsa shihet se dhe simptomat janë më të rënda tek ta. Në përgjithësi, sipas statistikave, sëmundjet shpesh kalohen më me vështirësi nga meshkujt, se sa nga femrat. /Burimi: Opinion.al