Pse duhet të konsumoni limon të ngrirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në shumë prej artikujve kushtuar agrumeve dhe të jetuarit shëndetshëm, ekspertët kanë nënvizuar rëndësinë e të pirit ujë me limon në mëngjes, shkruan “AgroWeb”.

Në këtë artikull do të mësoni për cilësitë e mira që ofron një limon i ngrirë, transmeton lajmi.net.

Terapia e limonit të ngrirë ofron një metodë të thjeshtë e të shijshme për të përfituar këto vlera të rëndësishme shëndetësore.

Antioksidantët tek limoni luftojnë qelizat e këqija dhe rrisin fuqitë mbrojtëse të trupit.

Advertisement

Limoni i ngrirë luan një rol plotësues, parandalues dhe kundërveprues ndaj radikaleve të lira.

Thesar vitaminash

Lëkura e limonit përmban 10 herë më shumë vitamina se lëngu.

Pikërisht tek lëkura fshihen vlerat më të mira mjekësore të limonit të cilat ne për fat të keq i hedhim tutje.

Lëkura e limonit përmban pektinë, vitaminë C, flavonoidë dhe më shumë se 22 përbërës të tjerë që ngadalësojnë oksidimin e qelizave, transmeton lajmi.net.

Advertisement

Sistemi imunitar

Terapia e limonit të ngrirë është ideale për të luftuar një sërë sëmundjesh të përditshme ndaj të cilave jemi të ekspozuar siç janë e ftohura, infeksionet apo gripi.

Gjatë gatimit, lëkura e limonit humbet 40 përqind të vlerave por nëse ngrihet lëkura i ruan të gjitha.

Rënia në peshë

Siç e dini, limoni është ideal për të pastruar organizmin dhe për të pastruar gjakun nga lipidet të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq që më pas akumulohet si yndyrë.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 75 gramë limon në ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Advertisement

Si të ngrini limonin

Përgatitja e terapisë së limonit të ngrirë është shumë e thjeshtë.

Përbërësit:

2 limonë

Grirëse

Advertisement

Përgatitja:

Ju mund të mbani në ngrirje 2 limonë ose t’i prisni në copa dhe t’i grini e më pas t’i fusni në ngrirje.

Ekspertët gjithësesi rekomandojnë ngrirjen e limonit të plot, transmeton lajmi.net.

Si konsumohet limoni i ngrirë

Pasi limoni të jetë ngrirë, grijini në grirëse.

Shpërthimi i aromës karakteristike do të jetë i menjëhershëm. Ju mund të përfshini grimcat e limonit në gatime të ndryshme.

Advertisement

Merrni 25 gramë nga pluhuri i grirë dhe konsumojeni me kos.

Të njëjtën sasi mund ta shtoni në sallatën me spinaq, arra, djathë e domate qershi.

Limonin e grirë mund ta shtoni në çaj ose në sallatë frutash.

Nëpërmjet kësaj taktike, mund të shfrytëzoni të gjithë këtë agrume të mrekullueshme dhe të merrni prej saj një mburojë të hekurt për shëndetin. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy