Pirja e rregullt e çajit e forcon zemrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prija e një filxhani çaji të paktën çdo të dytën ditë apo më shumë mund të jetë e mirë për zemrën tuaj, sipas një studimi të botuar nga Revista Evropiane e Kardiologjisë, raporton “HarvardHealth”, transmeton lajmi.net.

Studimi përfshiu të dhëna nga më shumë se 100,000 individ të cilët u bënë pjesë e një studimi shëndetësor shtatë vjeçar. Pjesëmarrësve i’u ofruan informacione shëndetësore përfshirë dhe sa çaj pinë.

Krahasuar me njerëzit që pinë më pak se tre filxhanë çaj në javë, ata që pinë më shumë kishin një rrezik 20% më të ulët të një sulmi në zemër ose ndonjë problemi të lidhur me të dhe një rrezik 22% më të ulët për vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Rezultatet nuk vërtetojnë se pirja e çajit ishte përgjegjëse për ato përfitime. Por si çaji jeshil ashtu edhe i zi janë të pasura me përbërje të quajtura flavonoide që ndihmojnë në zbutjen e infketimeve të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës.

Advertisement

Pirja e çajit ka qenë gjithashtu e lidhur me uljen e kolesterolit dhe përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy