Pirja e kafesë çdo ditë mund të shërojë një problem të zakonshëm shëndetësor tek shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një studim i kryer nga Instituti Centenary i Universitetit të Sidneit zbuloi se pirja e kafesë ndihmoi ata që janë me peshë të shëndetshme por pinë shumë pije alkoolike, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Qëllimi i studimit ishte të identifikojë rreziqet që lidhen me cirrozën tek konsumuesit kronik të alkoolit dhe të fitojë njohuri për mënyrat për të ndihmuar në parandalimin ose zvogëlimin e cirrozës tek njerëzit, pirja e të cilave i vë ata në rrezik.

Autori kryesor i studimit, i cili u botua në revistën shkencore American Journal of Gastroenterology, zbuloi se konsumuesit e kafesë kishin më pak të ngjarë të preken nga sëmundja.

Dr John Whitfield tha se studimi gjeti prova se një rrezik në rritje i zhvillimit të cirozës së shkaktuar nga alkooli mund të trashëgohet, veçanërisht nga baballarët. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy