I zi ose i gjelbër, i bardhë ose i kuq, aroma e tij të ngre humorin, përmirëson tretjen, qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në luftimin e celulitit, shkruan “Living”.
Po flasim për piperin, shija e fortë e të cilit i detyrohet pranisë së piperidinës, një substancë që gjendet në lëvoren e farave të tij, transmeton lajmi.net.
Nëse keni probleme me tretjen dhe vështirësi në jashtëqitje, mos u mendoni gjatë, piperi i zi është ai që ju duhet.
Për çfarë shërben piperi i zi?
Duke e shtuar në ushqime në sasi të vogla, piperi përmirëson tretjen, duke nxitur sekrecionet e lëngjeve të stomakut dhe shmangur rëndesën që zakonisht ndihet pas ngrënies së darkës, si dhe dhe parandalon formimin e gazrave të zorrëve që sjellin ndjesinë e pakëndshme të fryrjes.
Nuk këshillohet për njerëzit që vuajnë nga dispepsia, gastriti, pankreasi, ulcera e stomakut, sepse irriton mukozën e traktit tretës. Nuk rekomandohet as për personat që vuajnë nga hemorroidet.
Gjithashtu sasia e madhe e piperit shkakton një rritje të tensionit të gjakut, kështu që personat me hipertension duhet ta shmangin në maksimum.
Vaji i piperit të zi përmirëson qarkullimin e gjakut: Sipas mjekësisë indiane, vaji esencial i piperit të zi mund të përdoret gjithashtu për të përgatitur një pomadë masazhi që kombinon efektin e hollimit me atë të aromaterapisë: 100 ml vaj bajame përzihen me 5 pika vaj piperi të zi, 10 pika vaj livando, 5 pika vaj sandali, 5 pika vaj tejmani.
Masazhi mund të kryhet në çdo zonë të trupit, pas dushit të mëngjesit: përzierja përveçse zbut lëkurën, favorizon eliminimin e ënjtjeve dhe depozitave të indit dhjamor, shenja tipike të personave që kanë probleme me celulitin. /Lajmi.net/