Një vaksinë kundër Covid-19 që mund të gëlltitet si një pilulë dhe të merret në shtëpi mund të fillojë provat klinike në të ardhmen e afërt, pasi zhvilluesit e saj raportuan të dhëna premtuese.

Ilaçi i quajtur Oravax, është duke u zhvilluar nga kompania izraelito-amerikane Oramed dhe Premas Biotech me bazë në Indi. Të dy kompanitë janë bashkuar për të krijuar Oravax Medical Inc., i cili shpreson të kombinojë teknologjinë e ofrimit oral të Oramed me ekspertizën e vaksinave të Premas për të krijuar një metodë të re të vaksinimit kundër Covid-19.

Një studim pilot i kryer në kafshë zbuloi se vaksina orale ndihmoi në prodhimin e antitrupave që krijojnë imunitet kundër virusit, pretendon kompania. Rezultatet premtuese u arritën duke administruar një kapsulë të vetme Oravax.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";