Vaksinat Pfizer e AstraZeneca po shfaqin efektshmëri të lartë kundër variantit indian të koronavirusit.

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik në Angli ka analizuar të dhënat e mbi 1 mijë personave të infektuar me mutacionin indian në një hark kohor prej fillimit të Prillit.

Studimi konstaton se vaksina e firmës Pfizer shmang në 88% të rasteve infeksionin simptomatik të mutacionit indian dhe në 93% të rasteve, të njëjtin lloj infektimi nga mutacioni britanik.

Infektimin simptomatik me mutacionin indian, vaksina tjetër AstraZeneca e shmang në 60% të rasteve, ndërsa variantin britanik në 66% të rasteve. Ky nivel i lartë efektshmërie arrihet pas injektimit të dozës së dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm me dozën e parë, efektshmëria e të dyja vaksinave është jo më shumë se 33% për variantin indian dhe deri 50% për atë britanik.