Personat që gërhasin në gjumë rrezikojnë tri herë më shumë të vdesin nga Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shkencëtarët e Universitetit të Warwick kryen një përmbledhje të 18 studimeve në apneën obstruktive të gjumit dhe koronavirusit, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Ata zbuluan se ata që vuajnë nga kjo gjendje, e cila shkakton gërhitje dhe marrje fryme kur muskujt e fytit relaksohen dhe bllokojnë përkohësisht rrugët e frymëmarrjes gjatë gjumit, rrezikojnë më shumë të shtrohen në spital ose të vdesin nga virusi.

Shkencëtarët thanë se nevojiten hulumtime të mëtejshme mbi ndikimin e apnesës obstruktive të gjumit tek pacientët me sëmundjen Covid-19.

Por ekspertët, të udhëhequr nga Dr Michelle Miller, pranuan se “nuk do të ishte për t’u habitur nëse koronavirusi do paraqiste më shumë problem tek personat me apnean si problem shëndetësor”. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy