Përfitimet nga hudhra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I njohur si allium stavium në gjuhën shkencore, hudhra është konsideruar njëra ndër ushqimet më të mira kundër sëmundjeve, për shkak të efekteve që ka, transmeton lajmi.net.

Më shumë se 5 mijë vite mbrapa në Egjiptin e lashtë, hudhra është përdorur si medikament. Edhe vendet tjera si Greqia, Roma, Kina, e kan përdorur hudhrën gjithashtu.

Si pjesë e specieve allium, hudhra është më e afërt me qepën, qepën e kuqe dhe qepën e re. Është burim i mirë më magnesium, vitaminë B6, vitaminë C, selenium dhe fibra.

Sipas disa studime kanë treguar që hudhra përmban komponente antioksidante shumë të fuqishme si acidin karboksilik dhe L-arginine, që luan një rol të rëndësishëm.

Advertisement

Hudhra mund të parandalojë sëmundje kardiovaskulare, shkruan alternative medicine. Mund të ndihmojë që të ulni tensionin e lartë të gjakut. Gjithashtu ul kolesterolin e keq LDL, dhe rrit kolesterolin e mirë HDL.

Mund të largojë stresin, dhimbje fizike, ndihmon në rregullimin e peshës trupore, dhe mbështetë shëndetin mendorë duke ndihmuar në memorie dhe rritjen e nervave. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy