Përfitimet e lëngut të mollës dhe karotës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfitimet e lëngut të mollës dhe karotës

Përfitimet që vijnë prej lëngut të të dyjave janë krejt të larmishme. Karota e ushqen organizmin me beta karotën, vitaminat A, C dhe B, bakër, kalcium, mangan, fosfor dhe antioksidantë, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, molla ofron fibër, vitaminë A, proteinë, vitaminë C, B, kalium dhe fosfor. Nëse i kombinoni të dyja së bashku atëherë molla me karotën do ju ndihmojnë për problemet e mëposhtme të listuara:

Mbani larg radikalet e lira

Lëngu i karotës dhe mollës përmban shumë antioksidantë që zmbrapsin radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat.

Advertisement

Zbusni rrezikun e diabetit

Polifenolët tek molla ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe përthithjen e glukozës.

Mbani peshë më të mirë

Advertisement

Lëngu i karotës dhe mollës përmban pak kalori dhe aspak yndyra apo kolesterol. Ky lëng ofron fibra që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë, transmeton lajmi.net.

Parandaloni sëmundjet e zemrës dhe sulmit në tru

Fibra tek molla parandalon përthithjen e kolesterolit të keq në gjak. Kaliumi nga ana tjetër mban nën kontroll rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.

Sy të mprehtë

Advertisement

Lëngu i karotës dhe mollës garanton shëndet të mirë të syve falë vitaminës A.

Imunitet më të fortë

Karota me mollën përmbajnë antioksidantë të cilët e ndihmojnë sistemin imunitar të jetë më i mbrojtur.

Advertisement

Kocka dhe dhëmbë të fortë

Lëngu i karotës dhe mollës përmban shumë kalcium, një mineral i dobishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, transmeton lajmi.net.

Shëndeti i traktit urinar

Mineralet dhe fibra luajnë rol pastrues për të gjithë sistemin urinar.

Advertisement

Kujdes

Ky lëng është padyshim i shëndetshëm, por duhet të tregoni kujdes me konsumin e tij. Nëse e teproni, karota mund ta dëmtojë, për shkak të sasisë së lartë të fibrës. Nëse e teproni fibra mund të ndërveprojë negativisht me shtresën e brendshme të zorrëve. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy