Dr. Andrew Kamp tha se përdorimi i tepërt i sanitizuesve të duarve me bazë alkooli do të lejojë bakteret dhe viruset të tjera në duar të përshtaten e t’i mbijetojnë kimikatit në fjalë, sipas mediumit britanik Daily Express, transmeton lajmi.net.

Dr. Kemp, kreu i Bordit Këshillimor Shkencor në Institutin Britanik të Shkencës së Pastrimit shtoi se, nëse ndodh kjo, “do të kemi një situatë apokaliptike”.

I njëjti thotë se përpjekjet duhet të përqendrohen në larjen e duarve, metodë kjo e cila, sipas tij, është më efikasja në largimin e viruseve dhe baktereve në duar.

“Dezinfektantët e duarve mund të shfrytëzohen vetëm si mundësi e fundit, respektivisht të aplikohen në mungesë të ujit dhe sapunit”, potencoi kreu i Bordit Këshillimor Shkencor në Institutin Britanik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për momentin nuk ka asnjë provë të aprovuar shkencërisht se dezinfektantët vrasin Covid-19”, shtoi tutje ai.

Koka e institucionit britanik do të paraqesë gjetjet e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Rezistencës Antimikrobiale në Amsterdam, në tetorin e këtij viti. /Lajmi.net/