Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër.

Ja cilat janë 3 ushqimet më të pasura në fibra që ndihmojnë në jashtëqitje të menjëhershme:

1.Bishtajoret: Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore. Është mirë që t’i përfshini ato çdo ditë në dietën tuaj, duke qenë se janë të pasura në fibra, proteina, vitamina dhe minerale. Vetëm një kupë me fasule mund të shtojë 6- 15 gramë fibra tek sallata, supa ose tava që do të përgatisni, në varësi të fasuleve që përdorni.

2.Brokoli: Brokoli futet në listën e super ushqimeve, pasi është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai është një burim i mirë i vitaminave, proteinave dhe fibrave. Brokoli parandalon dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe lloje të ndryshme kanceri. Konsumi i tij është gjithashtu i rëndësishëm për tretjen. Shtoni një kupë me brokoli të gatuar në drekë ose për darkë për të marrë 5 ½ gramë fibra shtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

3.Spinaqi: Një kupë me spinaq siguron 4 gramë fibra, dhe përmban magnez, një mineral që mund të ndihmojë në jashtëqitje. Magnezi gjendet shpesh në laksativë, megjithatë është i pranishëm edhe në ushqime të ndryshme, dhe këto të dytat janë më të sigurta për njerëzit.