Paralajmërimi i epidemiologut: Pritet shtim i madh rastesh në vendin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmërimi i epidemiologut: Pritet shtim i madh rastesh në vendin tonë

Epidemiologu Fabian Cenko, nga universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, u shpreh në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, se “Omicron është një variant shumë i transmetueshëm dhe masat nuk janë kurrë të tepërta”, duke shtuar se pritet shtim i theksuar rastesh në periudhën afatshkurtër.

“Unë besoj që shkalla e respektimit të masave ndër ne është shumë e ulët. Mjafton që të shkoni një herë jashtë shtetit, për të parë se si respektohen masat në shtetet e tjera. Kështu që, ora policore dhe masat e tjera janë vetëm për komunikim publik, pasi nëse nuk zbatohen, nuk kanë fare vlerë”, tha Cenko.

Sipas tij, me atë që po shihet në shtetet e tjera dhe masat që ne zbatojmë, “pritet shtim i madh rastesh në vendin tonë”.

Sa i përket vaksinave, Cenko tha: “Në raport me vaksinën, kemi një nivel të habitshëm mospranimi. Problemi është që lajmet e rreme në raport me dëmet e vaksinës, dominojnë perceptimin e individëve. Besoj që është problem i madh në popullatën shqiptare. Duhet të ketë “aggresion” edukativ dhe promovues për vlerën e vaksinës. Popullata duhet të kuptojë, nëse ata që janë kundër vaksinës thonë se çfarë do të ndodhë pas dy vitesh, ne themi atë që do të ndodhë pas dy muajsh”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy