Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë shënuar 8 të vdekur dhe 410 raste të reja të infektuar me Covid-19.
Nga 2,044 testime që janë kryer, mësohet se harta e infektimeve të reja ëshë:
“265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 65 vjeçar nga Kavaja, një 68 vjeçar nga Kurbini, dy 76 vjeçar nga Tirana, një 64 vjeçare dhe një 67 vjeçare nga Elbasani, një 74 vjeçar nga Kuçova, një 80 vjeçar nga Fieri.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 410
Të shëruar ne 24 orë 81
Të shtruar në spitale 373
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,044
Testime totale 148,232
Raste pozitive 26,211
Raste të shëruara 12,574
Raste Aktive 13,039
Humbje jete 598″, nënvizon Ministria. (TemA)