Nga dhimbjet e migrenës tek parandalimi i kancerit, pse duhet të hani sa më shumë spec djegës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Speci djegës është një ndër ato ushqime që nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, sidomos gjatë stinës së ftohtë, shkruan “Living”.

Mirëpo përtej shijes pikante, ai ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohin, transmeton lajmi.net.

Shija e tij përvëluese ”i detyrohet” capsaicinës, një eznimë aktive që gjendet tek membrana qelizore e specit, një antioksidant i fuqishëm që sjell shumë dobi për shëndetin.

Lehtëson dhimbjet e migrenës:

Advertisement

Nëpër farmaci shiten spray me përmbajtje të specit djegës të cilët mund të lehtësojnë dhimbjet e migrenës. Ata kanë një formulë të veçantë të kapsaicinës, një pjesë përbërëse e specit që mban farat.

Gjatë testimit të këtij spray, rezultoi që 7 në 10 njerëz me dhimbje të forta të kokës patën lehtësime të dhimbjeve.

Pastron hundët e bllokuara:

Ju janë bllokuar hundët dhe teshtini shpesh, por nga ana tjetër nuk jeni ftohur, nuk keni ndonjë alergji apo nuk pini duhan.

Advertisement

Në gjuhën mjekësore kjo gjendje quhet rinit jo-alergjik. Nëse keni këto simptoma, atëherë aroma e specit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë.

Përshpejton metabolizmin: 

Përshpejtimi i metabolizmit ndihmon në rënien në peshë. Kapsaicina, përbërësi pas kësaj erëze pikante, përshpjeton procesin e ngrohjes dhe djersitjes në trup.

Ky përbërës aktivizon gjithashtu një sensor të neuronit, i quajtur TRPV1, që parandalon zhvillimin e dhjamit dhe kontrollon oreksin.

Advertisement

Lehtëson dhimbjet e artritit:

Kapsaicina është një nga përbërësit kryesorë në shumë kremra, locione dhe produkte që përdoren për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe fibromialgjia.

Studime të tjera kanë treguar se kapsaicina funksionon më mirë nëse përdoret së bashku me ilaçe të tjera për lehtësimin e dhimbjeve.

Lufton kancerin:

Advertisement

Testet laboratorike kanë treguar se kapsaicina mund të vrasë qelizat që lidhen me më shumë se 40 lloje kanceri, përfshirë kancerin e zorrës, mëlçisë, mushkërisë dhe pankreasit, si dhe leuceminë.

Ky përbërës kimik ndryshon mënyrën e veprimit të gjeneve të lidhura me qelizat kancerogjene , duke parandaluar zhvillimin e tyre.

Forcon imunitetin:

Specat djegës janë të pasur me një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin e njeriut. Ato janë të pasura në vitaminë C, A, B dhe E.

Advertisement

Disa studime kanë treguar se kapsaicina vepron si një antioksidues që mbron qelizat dhe parandalon inflamacionin. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy