Nëse keni nevojë për energji, mund ta zëvendësoni kafenë me këto ushqime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për disa njerëz kafeja është e domosdoshme jo vetëm në mëngjes, mirëpo konsumimi i saj në sasi të mëdha nuk është i këshillueshëm, shkruan “IconStyle”.

Mirëpo ka disa ushqime, të cilat kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë. Avantazhi që kanë këto produkte është se jo vetëm që janë natyrale, por nuk kanë efekte anësore sa i përket ankthit dhe stresit, transmeton lajmi.net.

Tërshëra

Ky drith ka një nivel të ulët glicemi dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë paraditen. Tërshëra për më tepër ndihmon edhe në prodhimin e serotoninës që na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi një kujtesë më të mirë.

Advertisement

Nenexhiku

Barishtet si nenexhiku, rukola e të tjerë janë të plotfuqishme përsa i përket energjisë që i japin organizmit. Vetëm aroma e kësaj barishteje ofron një energji të menjëhershme, largon lodhjen dhe rikthen vëmendjen. Për më tepër, një studim pretendon se njerëzit që nuhasin erën e nenxhikut çdo dy orë humbasin mesatarisht 2.5 kg në muaj nga pesha.

Farat e susamit dhe chia

Këto fara janë plot me magnez, i cili kthen sheqerin në energji. Fibrat dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë një energji të vazhdueshme. Farat chia gjithashtu janë ofruese të energjisë sepse përmbajnë fibër, proteinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Advertisement

Fasulet, avokadot, qiqrat

Të gjitha produktet e pasura me Vitaminën B mundësojnë rritjen e energjisë, ndërsa enzimat folike të B9 janë të pazëvendësueshme për sintezën e ADN-së dhe funksionimin e mirë të trurit. Vitamina B9, B12 dhe B6 kosiderohen tre musketierët e vitaminave që janë përgjegjës për mbajtjen nën kontroll të niveleve të larta të homocistinës që shoqëron sëmundjet e zemrës.

Hurmat e Arabisë

Ato janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Fibrat që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy