Për ta bërë këtë, duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të bëni ushtrime fizike dhe të bëni gjumë të mirë.

Sidoqoftë, nëse i keni disa nga simptomat e mëposhtme, menjëherë duhet të shkoni te doktori, pasi që mund të jetë simptomë e hepatitit apo sëmundjeve tjera të mëlçisë.

Humbje e apetitit

Mungesa e apetitit është ndër shenjat e para që shfaqen.

Ata që vuajnë nga dëmet në mëlçi ndjehen sikurse nuk kanë nevojë të hanë asgjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njerëzit që nuk hanë ushqim, do të ndjehen të dobët dhe të lodhur gjithë kohën.

Lëkurë e verdhë

Veç lëkurës që bëhet e verdhë, gjithashtu edhe sytë, gjuha dhe majat e gishtave marrin ngjyrë të verdhë.

Ky fenomen ndryshe njihet edhe si verdhëza dhe shkaktohet kur mëlçia nuk funksionon siç duhet, dhe në vend se të heq qafe bilirubinën(pigment i verdh) bashkë me qelizat e kuqe të gjakut, ajo në fakt e ndërton atë në gjak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bilirubina akumulohet në qarkullim të gjakut, e pastaj edhe në lëkurë, prandaj edhe e merr ngjyrën e verdhë.

Ndryshime në ngjyrë të urinës

Nëse e vëreni se urina ka ngjyrë më të errët se zakonisht, si p.sh. të portokalltë apo ngjyrë kafe, mund të jetë shenjë e dëmtimit të mëlçisë.

Sidoqoftë, duhet të dini se ngjyra më mbyllët e urinës mund të shkaktohet edhe nga faktorë tjerë, si efektet anësore të antibiotikëve, infeksionet në traktin e urinës, mungesë të enzimave, dehidratim etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si të ndihmoni mëlçinë tuaj?

– Konsumoni çaj, e veçanërisht çaj të gjelbër

– Pini shumë ujë (më shumë se dy litra ujë në ditë)

– Shmangni ushqimin e pashëndetshëm, pijet freskuese dhe sheqerin

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

– Hani ushqim të pasur me vitaminë C dhe ushqime si limoni, avokado, brokoli etj.

– Shmangni konsumimin e alkoolit dhe pirjen e duhanit

– Bëni ushtrime fizike, vraponi, ecni, kërceni, notoni.

The post Nëse i keni këto shenja, shkoni urgjentisht te mjeku appeared first on Lajmi.net.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";