Shumë njerëz e tejkalojnë këtë ves ndërsa rriten por për disa të tjerë bëhet zakon i përjetshëm dhe mund të jetë e vështirë të shmanget.

Jemi rritur me idenë se kafshimi i thonjve është zakon i keq dhe duhet të heqim dorë. Por mund të ketë disa arsye përse disa vazhdojnë akoma.

Jeni një perfeksionist

Sipas një studimi, shumica e njerëzve që kafshojnë thonjtë janë shumë të përkushtuar te puna dhe vetja e tyre. Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishte zakon të kafshonte thonjtë dhe gjysma e tyre jo. Ata që kafshonin thonjtë kishin tendencën të punonin shumë më veten.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mund të jeni më i zgjuar se sa ju mendoni

Njerëzit që kafshojnë thonjtë shpesh janë individë të drejtuar nga qëllimi që nuk kryejnë detyra me një ritëm të zakonshëm. Shumë njerëz priren të kafshojnë thonjtë gjatë momenteve të përqendrimit intensiv kur janë duke u përpjekur të zgjidhin një problem, transmeton Lajmi.net.

Jeni të padurueshëm

Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve. Sapo të bëhet zakon, mund të jetë vesi që ju kaloni kohën kur jeni të mërzitur ose kur prisni përreth.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk jeni të kënaqur me veten tuaj

Të kafshosh thonjtë mund të jetë një zakon nervoz që përkohësisht i bën njerëzit të ndihen më mirë. Personat që vendosin pritshmëri të mëdha për veten e tyre, Kur nuk arrijnë qëllimet, shpesh ndihen të zhgënjyer dhe të turpëruar nga vetja.

Mund të ketë lidhje me një çështje psikologjike

Kafshimi i thonjve mund të jetë i lidhur me çrregullime psikologjike. Sidoqoftë, jo të gjithë me këto gjendje mendore kafshojnë thonjtë e tyre dhe shpesh është një zakon i qëndrueshëm, i cili është i vështirë për t’u kapërcyer. /Lajmi.net

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burimi: Bright Side