Sipas nutricionistëve, nëse konsumoni dy banane në ditë për një muaj rresht, gjendja juaj shëndetësore do të përmirësohet në mënyrë të ndjeshme, transmeton lajmi.net.

Sasia e natriumit në banane është mjaft e ulët, teksa sasia e kaliumit është e lartë, kështu që kjo e bën këtë frut të shkëlqyeshëm për presionin e gjakut dhe rregullimin e shëndetit të zemrës. Shkencëtarët kanë zbuluar se duke konsumuar banane çdo ditë, ju zvogëloni rrezikun e sulmit në zemër deri në 40 përqind.

Banana bën mrekulli tek njerëzit që kanë probleme me sistemin e tretjes, si kapsllëku për shembull. Bananet janë të pasura me fibra dhe kjo është arsyeja pse ato janë të shkëlqyera për zgjidhjen e shpejtë të problemeve me zorrët.

Ndër të tjera, në rast se trupit tuaj i mungon hekuri, bananet janë një mundësi e shkëlqyeshme për ta shtuar prezencën e mineralit në organizëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit kanë zbuluar se studentët që konsumojnë një banane për mëngjes, ose pas drekës kanë një nivel dukshëm më të lartë të përqendrimit sesa të tjerët. /Lajmi.net/