Mrekullia po ndodh, dy pacientë me leucemi drejt shërimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mrekullia po ndodh, dy pacientë me leucemi drejt shërimit

Një dekadë pasi iu injektuan qeliza CAR-T – të cilat janë qeliza imune të modifikuara në laborator – dy persona me leucemi panë përmirësime të dukshme në shëndetin e tyre. Gjetjet sugjerojnë se kjo qasje mund të jetë një terapi afatgjatë për leuceminë – madje disa studiues e përshkruajnë atë si një kurë të mundshme shëruese.

Ky studim i shkencëtarëve zgjati 10 vjet dhe gjatë kësaj kohe pacientët janë trajtuar me qeliza CAR-T. Kjo është terapia e parë qelizore e bërë nga sistemi imunitar i vetë pacientit. Bazuar në rezultatet e studimit, shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ky lloj trajtimi mund të kurojë pacientët me leucemi. Sipas tyre, këto qeliza të modifikuara gjenetikisht që u injektohen pacientëve, u japin aftësi qelizave të tjera të trupit të njohin dhe të sulmojnë burimin e kancerit.

Megjithatë, onkologu David Porter, një autor i studimit, tha se kjo lloj imunoterapie mund të ketë edhe efekte anësore serioze, të tilla si anomali apo dëmtim të veshkave, temperaturë shumë të lartë, të përziera, të vjella dhe dhimbje muskujsh e kyçesh. Megjithatë, efektet pozitive janë shumë të mëdha dhe kjo terapi po aplikohet te pacientët që vuajnë nga leucemia limfocitare kronike, e cila përbën rreth një të katërtën e rasteve të reja të leucemisë.

Doug Olson ishte një nga pacientët që u trajtua me këtë terapi dhe u mbajt në vëzhgim, gjatë një dekade. Ai u diagnostikua me leucemi limfocitare kur ishte 49 vjeç. Pacientit iu injektua infuzioni i parë i qelizave CAR-T në shtator 2010, dhe në pak kohë onkologët vunë re se qelizat kancerogjene në trupin e tij nuk po shtoheshin më, duke bërë që ai të rikuperohej dhe sëmundja të mos avanconte më tej.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy