Ky studim ishte i pari i llojit të tij, dhe për të u testuan 1,500 persona mes moshave 18-73 vjeç, shkruan “Independent”, transmeton lajmi.net.

Duke përdorur disa pyetësorë që kishin për qëllim të identifikojnë tiparet e personalitetit të tyre dhe disa pyetje rreth vënies së maskës.

Kur u analizuan profilet, u identifikuan dy: një model antisocial që kundërshtonin masat e sigurisë Covid-19 dhe një model më empatik që ishin në pajtim me masat.

Modeli antisocial i cili i kundërshtonte masat kishe tipare dalluese si pashpirtësia, mashtrimi, armiqësia, impulsiviteti, papërgjegjësia, manipulimi dhe ndërmarrja e rrezikut, që janë tipike për personat e diagnostikuar me çrregullim të personalitetit antisocial (ASPD).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga 172 studime të bëra në 16 shtete të botës, është ardhur në përfundim se mbajtja e maskës e ulë rrezikun e infektimit me Covid-19 në 3%.

Vetëdijesimi i qytetarëve anembanë botës po rezulton të jetë mjaftë i vështirë, por zyrtarët shëndetësorë dhe shtetërorë vazhdojnë të përpiqen.

Ky studim gjithashtu nxjerri në pah se disa persona ndikohen nga opinionet e rrethit prandaj nuk vendosin maskën, sepse nuk duan të etiketohen si “frikacak” nga shoqëria, gjë që mund të qojë në pasoja fatale për ta dhe personat e tyre të dashur. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";