Ne kete artikull ne do ju sugjerojme qe te provoni disa metoda te thjeshta qe largojne fryrjen edhe pse ndonjehere kjo mund te duket si dicka e paevitueshme.
Ushqimet
Kujdesi ndaj ushqimit eshte sigurisht nje nga menyrat me te mira dhe natyrale per te larguar kete problem. Disa nga ushqimet parandalojne fryrjen pasi e ndihmojne trupin qe te kryeje si duhet proceset e tij.
Nje nga menyrat me te mira dhe natyrale per te larguar kete problem nje here e mire eshte sigurisht kujdesi ndaj ushqimit. Sigurohuni qe te zgjidhni ushqimet e duhura pasi zakonisht ky reagim i trupit ndodh nga mos tretja.
Kastraveci
Kastraveci per shkak se permban sasi te medha uji, ka veti te mbledhe toksinat e trupit dhe t’i nxjerre jashte ato .
Kaliumi
Bananet, stikat, kivi apo avokadot jane disa nga ushqimet e pasura me kalium. Keto ushqime ndihmojne ne nxjerrjen jashte te kriprave te teprta dhe ne shfryrjen e trupit.
Ananasi
Ananasi ndihmon ne parandalimin e inflamacionit dhe tretjes se mire. Ai permban disa vitamina e minerale te cilat e lehtesojne kete proces.
Probiotiket
Tek kosi, djathi apo qumeshti gjenden probiotiket te cilet ndihmojne ne nxjerrjen jashte trupit toksinat e keqija dhe ne tretjen e mire.
Gatimi i perimeve
Perimet kur konsumohen te pagatuara shkaktojne fryrje te zones se barkut dhe gazra.Mundohuni t’i gatuani ato para se t’i konsumoni ne menyre qe te evitoni fryrjen e barkut.
Konsumoni shume ereza
Erezat ndihmojne ne tretjen e mire duke parandaluar fryrjen dhe ndaj rekomandohet qe t’i fusni ne dieten tuaj te perditshme. Ketu perfshihet kopra , rozmarina, rigoni, borziloku, kanella apo xhinxheri. Keto ereza do te ndihmojne per te perfituar nje bark te sheshte dhe do t’i japin me shume shije ushqimeve.
Shmangni ushqimet problematike
Fryrja e barkut shkaktohet nga disa ushqime te caktuara te cilet njihen per efektet anesore qe i shkaktojne organizmit. Shume fruta apo perime edhe pse jane te shendetshme, shkaktojne veshtiresi ne tretje. Disa nga keto jane: pjeshkat, dardhat, bishtajoret, brokoli apo lulelakera. Ushqimet e konservuara apo te skuqura pervecse ju bejne te shtoni peshe, ndikojne edhe per keq ne sistemin tretes.