Mos e lejoni fëmijën të fle me gojë hapur! Kjo e rrezikon seriozisht shëndetin e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mos e lejoni fëmijën të fle me gojë hapur! Kjo e rrezikon seriozisht shëndetin e tyre

Është me të vërtetë një prej gjërave që të sjellë më së shumti gëzim të shikoni fëmijën tuaj teksa zvarritet, ha, hedhë hapat e parë apo fle, shkruan lajmi.net.

Disa prindërve iu duket shumë e lezetshme të shohin fëmijën teksa fle qetësisht me gojë hapur, mirëpo kjo është e rrezikshme.

Kjo do të sjelli disa probleme që mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Frymëmarrja nga goja nuk është normale

Advertisement

Njerëzit natyralisht janë të krijuar për të marrë frymë me hundë, dhe ka shumë arsye për këtë.

Hunda filtron ajrin që thithim, duke bllokuar toksinat të kalojnë në mushkëritë tona dhe ajri ngrohet teksa kalon në hundë dhe temperatura bëhet e përshtatshme për mushkëritë.

Ndër problemet që mund të shfaqen është edhe pasivizimi i hundëve, infeksionet e fytit dhe mushkërive, shkruan lajmi.net.

Advertisement

Apnea e gjumit

Sipas doktorëve, frymëmarrja me gojë mund të shkaktoj apnea të gjumit, që është një çrregullim që shkakton ndalimin e frymëmarrjes papritur, gërhitje të zhurmshme, zgjimin me një gojë të tharë, insomani dhe plogështi gjatë ditës.

Ky çrregullim është i rrezikshëm sepse mund të shkaktoj probleme të tjera me zemrën, mëlçinë dhe metabolizmin e fëmijës.

Goja e tharë dhe dhëmbë të prishur

Advertisement

Kur merrni frymë me gojë, ajri do të thajë buzët dhe gojën, duke përfshirë edhe mishin e dhëmbëve. Kjo do të bëjë ndryshime tek bakteriet natyrale që jetojnë në gojë dhe do të shkaktoj probleme me mishin e dhëmbëve dhe prishe të dhëmbëve.

Dhëmbë të deformuar dhe probleme me nofullën

Përdorimi i gojës në vend të hundëve do të sjellë disa probleme me dhëmbët dhe nofullën, shkruan lajmi.net. Dhëmbët e shtrembër, probleme me kafshimin, mish të dhëmbëve të zgjatur etj.

Advertisement

Gjuha do të pozicionohet keq dhe kjo do të ndikoj në mënyrën se si fëmija kafshon dhe kjo do të shkaktoj deformim të dhëmbëve dhe nofullës, që do të bëjë nofullën të duket më e ngushtë.

Do të ndryshoj formën e fytyrës të bëhet më e gjatë dhe e ngushtë

Pozicionimi i keq i gjuhës do të shkaktoj që pjesa e poshtme e fytyrës të bëhet më e gjatë dhe do të shkaktoj ngushtimin e nofullës, që do ta bëjë fytyrën e fëmijës të duket disproporcionale.

Nëse e vëreni se fëmija juaj merr frymë vazhdimisht në këtë mënyrë, shihni një pediatër për këshilla se si mund ta ndryshoni këtë zakon. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy