Kompania farmaceutike Moderna tha se vaksinat ekzistuese për Covid-19 janë më pak efektive kundër variantit Omicron sesa llojet e tjera të koronavirusit.

Kjo është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i Moderna, Stéphane Bance duke thënë se ndoshta është e nevojshme krijimi i vaksinave të reja për të përballuar variantin e ri. Ai tha se numri i lartë i mutacioneve të Omicron dhe përhapja e shpejtë e variantit mund të bëjë që të jetë e domosdoshme një vaksinë specifike për mutacionin e ri.

Kjo deklaratë shton frikën se rezistenca ndaj vaksinave në Omicron mund të zgjasë pandeminë, duke çuar në një rritje të rasteve dhe shtrimeve  në spital. Moderna njoftoi javën e kaluar se tashmë ka filluar të punojë për një vaksinë të re të mundshme kundër llojit të ri në fillim të vitit të ardhshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";