Moderna: Vaksina e zakonshme e Covid dhe gripit gati në gusht 2023

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moderna: Vaksina e zakonshme e Covid dhe gripit gati në gusht 2023

Drejtori ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Moderna, Stefan Bancel së fundmi ka bërë me dije se brenda një viti e gjysmë pritet që të bëhet e mundur një vaksinë e dyfishtë , e cila do të merret si me koronavirusin ashtu edhe me gripin.

Bancel ndër të tjera ka theksuar se pas gjashtë muajsh do të jetë gati vaksina e rinovuar Covid-19, e cila do të mbrojë edhe kundër Omicron.

Në deklaratën e tij ai ndër të tjera është shprehur se kjo vaksinë e dyfishtë pritet të jetë gati brenda gushtit 2023 dhe çmimi i saj do të jetë i barabartë me vaksinën ekzistuese të gripit, ndaj është e mundur të merret nga vende më pak të fuqishme.

“Pan-vaksina”, sipas tij do të trajtojë edhe sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, duke përbërë një përparim revolucionar në vaksinimin e popullatës.

Advertisement

Ndërkohë që pritet që vaksina e re kundër mutacionit të Omicron të jetë gati në gusht. Megjithatë, kompania është ende duke mbledhur të dhëna klinike nëse kërkohet një përbërje tjetër për një vaksinë Omicron, ose nëse një dozë tjetër e formulimit ekzistues do të mjaftojë për të trajtuar këtë variant të koronavirusit.

“Ne mendojmë se do të nevojitet një nxitje. Por ne nuk e dimë ende nëse do të jetë me ilaçin ekzistues, me një që do të ndikojë vetëm në omicron, apo një të përzierje e anti-Homicron dhe vaksinës ekzistuese, me dy mARN në një dozë, ”, tha zoti Bancel./

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy