Një nga simptomat e para që thuajse të gjithë pacientët me koronavirus kanë ndjerë është humbja e nuhatjes, shkruan “ScientificAmerican”.
Rreth 80% e personave që janë infektuar kanë pasur simptomë humbjen e nuhatjes, transmeton lajmi.net.
Bashkë me humbjen e nuhatjes zakonisht është edhe humbja e shijes, ose siç quhet, ageusia.
Humbja e nuhatjes është vendosur të jetë simptomë më e besueshme sesa temperatura.
Pyetja është pse? Pse koronavirus po shkakton humbjen e nuhatjes dhe shijimit?
Në fillimet e pandemisë shkencëtarët bënë kërkimet e veta në frikën se virusim mund të depërtoi në tru përmes hundës dhe të shkaktoj dëmtime serioze, mirëpo ky nuk ishte problem.
Siç duket, virusi nuk sulmon drejt për drejtë neuronet, por sulmon qelizat mbështetëse dhe ato burimore.
Në këtë rast, neuronet nuk kanë aftësi për të dalluar aroma, por qelizat mbështetëse janë të pajisura me receptorë.
Këto qeliza mbajnë balancin e joneve të kripës në mukozën e neuroneve, e cila vendosë se çfarë sinjale t’i dërgojë trurit.
Në rasin kur ato nuk funskionojnë mirë, i gjith sistemi ndalon së funksionuari, duke quar në humbje të aftësisë për të nuhatur.
Kjo gjithashtu shpjegon edhe humbjen e shijimit.
Gjuha si organ mund të dalloi vetëm 4 shije: ëmbël, njelmët, thartë, dhe hidhur. Aroma është ajo që ne “shijojmë”.
Edhe nëse keni humbur shijen, ju përseri mund të ndjeni disa efekte si p.sh. djegësinë që vjen nga specat djegës, ose ndjenjën freskuese që vjen nga menta.
Disa persona, me muaj pas humbjes së aftësisë për të nuhatur dhe shijuar, edhe tani nuk mund të ndjenjë aroma.
Edhe pse numri i personave që kanë mbetur me këtë pasojë nuk është shumë i madh në raport me numrin e pacientëve të përgjishëm, është prapë se prapë një pasojë e dukshme.
Disa persona shprehen se pas katër ose pesë muajve disa aroma filluan të iu kthehen, por jo siç duhet. Shumë shprehen se aromat janë disi të pakëndshme dhe ndryshe nga çka ata i mbajnjë mend.
Kjo ndodhë si shkak i parosmisë, pra ajo shfaqet kur qelizat mbështetëse të reja përpiqen të zëvëndësojnë ato të vjetrat të cilat kanë ndaluar së funksionuari nga koronavirus.
Personat që nuk fillojnë të ndjenjë aroma deri në disa muaj pas shërimit, gjasat që ata të rifitojnë aftësinë për nuhatje janë mjaftë të vogla. /Lajmi.net/