Aleksandra Walczak, mjeke në École Normale Supérieure në Paris shprehet në një intervistë për Horizon Magazine se përgjigja e diferencuar që disa njerëz kanë ndaj CoVid-19 në raport me të tjerë është një nga pikëpyetjet më të mëdha të mjekësisë në menaxhimin e epidemisë.

Sipas saj askush nuk e di arsyen, por një supozim është se më herët ka patur një koronavirus më pak të rrezikshëm që ka stimuluar prodhimin e qelizave T që lidhen me imunitetin.

E pyetur nëse ekipi ku ajo bën pjesë ka zbuluar praninë e qelizave të ngjashme T që do të mund të shërbenin për zhvillimin e një vaksine, Walczak thotë se ato janë zbulur në dy pacientë.

“Ne dyshojmë se mund të jenë të përbashkëta në shumë njerëz. Një tjetër gjë ngacmuese ishte ekzistenca e një kujtese paraprake te këto qeliza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pasi infektohesh, qelizat e duhuara T shtohen. Pas infeksionit ato zvogëlohen në numër. Ka disa mes tyre të cilave sistemi imunitar u jep një flamur që është ekuivalente me urdhëresën “do shkosh në luftë”.

Këto quhen qeliza të kujtesës. Herën tjetër, këto qëliza mund të kundërvihen ndaj infeksionit shumë më shpejt.

Në dy pacientë me simptoma të lehta nga CoVid-19, që nuk kanë qenë infektuar më parë me koronavirusin, u vu re reagimi i qelizave nga rezerva e qelizave të kujtesës. Ata kanë qeliza që janë të gatshme t’i mbrojnë nga CoVid-19.

Arsyeja? Përgjigja e shkurtër është se ne nuk e dimë. Këto qeliza nuk korrespondojnë me asnjë qelizë të njohur të mobilizuar kundër patogjenëve të së shkuarës të cilët ne i kemi në bazën e të dhënave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndoshta është ndonjë tjetër koronavirus që nuk është i rëndë. Por mund të ketë një shpjegim krejt thetër.

Është koncepti i reaktivitetit të kryqëzuar: patogjenët kanë antigjenë që mundtë njohen nga shumë qeliza të ndryshme T – dhe një qelizë e vetm T mund të njohë shumë patogjenë.

Kur ka një përgjigje ajo vjen nga shumë drejtime. Për shkak të këtij reaktiviteti të kryqëzuar mundet që për fat, një qelizë që njeh një patogjen krejt të ndryshëm, mundet që të njohë po ashtu një koronavirus.

CoVid-19 është shumë drastik në këtë kuptim, pra që ka njerëz që pësojnë fatalitet dhe të tjerë që as ja kanë idenë se e kanë atë”, shprehet ndër të tjera ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky realitet kompleks që lidhet me përgjigjen imunitare shumë të veçantë ndaj CoVid-19 e ndërlikon jo vetëm zhvillimin e një vaksine, por edhe vlerën e saj, pasi nëse provohet ekzistenca kësaj memorieje në një kategori njerëzish, atëherë jo vetëm që ata nuk kanë nevojë për vaksinim, por pyetja që shtrohet është se pse një kategori e ka dhe një tjetër jo. Dhe tjetra, si ta shpjegosh riinfektimin dhe t’i japësh kuptim imunitetit?