Mbretëria e Bashkuar do të prezantojë vaksinën e zhvilluar nga Universiteti i Oksfrodit në bashkëpunim me firmën e farmaceutikës AstraZeneca nga data 4 Janar, sipas planeve që po hartohen nga ministrat, raporton e përditshmja Telegraph.
Qeveria shpreson t’i japë dozën e parë qoftë të vaksinës së Oksfordit, që është licensuar tek firma AstraZeneca, apo të vaksinës së Pfizer, tek 2 milionë njerëz në 2 javët e ardhshme, sipas të përditshmes britanike.
Vaksina e oksfordit, që ka qenë dikur e para në garën botërore, pritet të miratohet nga rregullatorët e shëndetësisë në ditët e ardhshme.
Shkencëtarët kanë ngritur pyetje në lidhje me provat e vaksinës së Oksfordit, për shkak të një gabimi me dozat e ofruara tek vullnetarët. Në provën përfundimtare, është dhënë gabimisht gjysmë doze, ndjekur nga një dozë e plotë, ku të dyja kishin një efektshmëri në mbi 90%. Regjimi normal me dy doza të plota, rezultoi vetëm 62% efektiv.