Prej shumë vitesh njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit, transmeton lajmi.net.

Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal.

Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht.

Përfitimet E Kurës Me Vaj Ulliri Dhe Limon Për Shëndetin 

Detoksifikimi I Trupit

Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.

Mbrojtje Për Zemrën

Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore që riaktivizojnë qarkullimin e brendshëm, duke eliminuar kolesterolin e keq.

Vaji i ullirit largon inflamacionin dhe e pajis trupin me vitamina.

Kundër Kolesterolit

Vaji I ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemet Me Reumatizmën

Sekreti i suksesit të kësaj kure kundër reumatizmës qëndron tek vlerat kundër inflamacionit.

Nëse e pini këtë kurë rregullisht me stomak bosh do të përjetoni më pak dhimbje të kyçeve.

Jo më kot kjo kurë njihet si lëngu i artë.

Kundër Konstipacionit

Vaji i ullirit ka efekt laskativ sidomos kur konsumohet me stomak bosh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo kurë natyrale zgjidh problemin e konstipacionit.

Për Shëndetin E Mëlçisë

Kur organizmi mbushet me toksina falë ushqyerjes së keqe, në ndihmë vjen vaji i ullirit me lëngun e limonit.

Intoksikimi i organizmit ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe funksionin e mëlçisë.

Duke e konsumuar lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në mënyrë të rregullt do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemet Me Tretjen

Lëngu i limonit me vaj ulliri rekomandohet për problemet me tretjen, aciditetin në stomak e të tjerë.

Ky lëng ka efekt qetësues për problemet me stomakun sidomos kur konsumohet esëll.

Lëkura, Flokët Dhe Thonjtë

Vaji i ullirit me lëngun e limonit është një kurë ideale për njerëzit që kanë thonj të brishtë, akne dhe çrregullime të pehashit të lëkurës.

Ky lëng është i pasur me antioksidantë që luftojnë shenjat e moshës, rrudhat dhe njollat në lëkurë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit gjithashtu rekomandohen për të trajtuar zbokthin në flokë, duke e masazhuar përpara larjes. /Lajmi.net/