Laboratori Intermedica njihet nga ministria e Shëndetësisë si laborator jopublik për kryerjen e tamponit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laboratori Intermedica njihet nga ministria e Shëndetësisë si laborator jopublik për kryerjen e tamponit

Laboratori mjekësor Intermedica, është njohur nga Ministria e Shëndetësisë si laborator jopublik për kryerjen e testeve për koronavirus.

Administratori i laboratorit, Dr. Vasil Llajo ka njoftuar se tanimë tamponin mund ta bëjnë të gjithë edhe në këtë klinikë.

LABORATORI INTERMEDICA NJIHET NGA MINISTRIA E SHENDETESISE SI LABORATOR JOPUBLIK PER KRYERJEN E TESTIT RT-PCR ( TAMPON) PER SARS-cov-2.

Advertisement

Ju pershendes . Laboratori Intermedica morri sot nga Ministria e Shendetesise autorizimin e njohjes si laborator jopublik per kryerjen e testimit molekular me RT- PCR ( tamponi) per SARS – CoV-2 per nevoja administrative.

Kitet qe do te perdoren per kete testim jane te kompanise Gjermane Euroimmun , te cilat kane si certificate Europiane CE , ashtu dhe certifikate amerikane FDA.

Me kete njohje kompletohet gama e testimeve per koronavirusin SARS-CoV-2 si me tamponin, i cili analizon prezencen aktuale ose jo te virusit , si dhe me serologjine ( antitrupat IgG) per te analizuar pergjigjen imune te organizmit ,nqs eshte prekur ose jo nga virusi.

Tani tamponin, mund ta bëni te Intermedica!

Advertisement

Analizimi serologjik kryhet prane cdo filiali te laboratorit , kurse testi RT-PCR ( tamponi) do te kryhet vetem prane aneksit te laboratorit qendror prane Hypotekes, rruga Jordan Misja,i cili eshte pregatitur enkas per kete testim,sipas udhezimeve te Ministrise se Shendetesise dhe Institutit te Shendetit Publik.

Cmimi i testit RT-PCR ( tamponi) eshte 12.000 lek. Pergjigja btrenda 24 oreve.

Cmimi i serologjise eshte 4.000 lek.

Pergjigja brenda 24 oreve.

Advertisement

Orari i punes i laboratorit eshte cdo dite 07.00 -20.00 dhe te shtunen 07.00-17.00′

Jeni te mirepritur.

Per cdo informacion , lutem kontaktoni ne numrin 042 200 600

Per Laboratorin Intermedica

Advertisement

Administratori

Dr.Vasil LLajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy