Njollat e bardha, të cilat quhen leukonychia, mund të shfaqen në disa mostra. Zakonisht shfaqen për shkak të lëndimeve të vogla në bazën e thonjve.
Kështu pra thonjtë tuaj mund të tregojnë që është koha të shkoni te mjeku, shkruan Wall, përcjell Telegrafi.
Njollat e bardha në thonj mund të shfaqen edhe në lytha dhe kërpudha (onihomikoza) apo në psoriazë dhe ekzemë të cilat mund të kenë ndikim edhe në thonj.
Njollat e bardha në thonj mund të jenë njëra ndër disa prej shenjave të sëmundjes së sarkoidozës, e cila përfshin lëkurën, mushkëritë dhe organet e tjera.
Kur thoi është i butë dhe ka njolla të imëta të bardha, ajo gjendje është e njohur si Thoi i Plummerit, gjë që mund të na tregojë për hipertireozën.
Sa më poshtë të gjendet linja në thua, sëmundja është më e re.
Shfaqja e linjës së bardhë horizontale mbi gjithë sipërfaqen e thoit mund të tregojë pengesën e zemrës, sëmundjen e Hodgkinit, malarien, madje edhe lebrën.
Nëse i vëreni dy linja të bardha të holla horizontale në një apo më shumë thonj, do të thotë se është shenjë e hipoalbuminemisë, nivelit të ulur të albuminave në gjak.
Çrregullimi i asaj vije mund të shkaktojë disa gjendje shëndetësore kronike dhe akute, ndër të tjera janë edhe sëmundja e veshkave, cirroza e mëlçisë, probleme me zemrën dhe ushqimi jo i drejtë.
Mirëpo, mos u brengosni, në shumicën e rasteve ato linja janë reaksione të inflamacioneve ndaj infeksionit apo lëndimit.