Kur sheh luanë e majmunë nëpër shtëpi: Çorientim dhe psikoza, si Covid-19 prek trurin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur sheh luanë e majmunë nëpër shtëpi: Çorientim dhe psikoza, si Covid-19 prek trurin

Gruaja kishte parë luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj. Ajo ishte e çorientuar dhe po bëhej agresive ndaj të tjerëve, gjithashtu ishte e bindur që burri i saj ishte mashtrues. Ajo ishte 50 vjeç dhe është mosha më e vonë ku zvillohen psikoza të tilla. Gjithçka që kishte ajo ishte Covid-19. Hers ishte një nga rastet e para që dikush ka pasur probleme në tru pasi është prekur nga Covid-19.

Në muajt e parë të pandemisë Covid-19, mjekët luftuan për të mbajtur pacientët gjallë, për sa i përket aparatit të frymëmarrjes, duke trajtuar mushkëritë dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Por që atëherë kishte prova se pacientët po përjetonin pasojat neurologjike që lë Covd-19.

Disa njerëz që ishin shtruar në spital me Covid-19 përjetonin, delir dhe ishin të hutuar. Në prill, një grup në Japoni publikoi raportin e parë të dikujt me COVID-19 i cili kishte ënjtje dhe inflamacion në indet e trurit. Një raport tjetër tregoi një pacient me përkeqësim të mielinës, një shtresë dhjamore që mbron neuronet dhe dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme në sëmundjet, neurodegjenerative të tilla si skleroza e shumëfishtë.

“Simptomat neurologjike po bëhen gjithnjë e më të frikshme”, thotë Alysson Muotri, një neuroshkencëtar në universitetin e Kalifornisë, San Diego, në La Jolla.

Advertisement

Simptomat që janë vënë re deri më tani janë goditja në tru, hemorragji të trurit dhe humbje të kujtesës. Nuk është e padëgjuar që sëmundjet serioze të shkaktojnë efekte të tilla, por shkalla e pandemisë COVID-19 do të thotë që mijëra apo edhe dhjetëra mijëra njerëz mund të kenë tashmë këto simptoma, e disa mund të përballen me këto probleme gjatë gjithë jetës së tyre.

Megjithatë, studiuesit po përpiqen t’i përgjigjen pyetjeve kryesore, duke përfshirë ato themelore, të tilla si sa njerëz përjetojnë këto simptoma dhe kush është në rrezik. Më e rëndësishmja, është se ata duan të dinë pse shfaqen këto simptoma të veçanta. Megjithëse viruset mund të pushtojnë dhe infektojnë trurin, nuk është e qartë nëse SARS-CoV-2 e bën këtë në një masë të konsiderueshme.

Simptomat neurologjike mund të jenë rezultat i stimulimit të tepërt të sistemit imunitar. Është thelbësore të zbulohet, sepse këto dy skenarë kërkojnë trajtime krejtësisht të ndryshme.

“Kjo është arsyeja pse mekanizmat e sëmundjes janë kaq të rëndësishëm,” thotë Benedict Michael, një neurolog në universitetin e Liverpool në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement

Trurin e prekur

Ndërsa u përhap pandemia, Michael dhe kolegët e tij ishin midis shumë shkencëtarëve që filluan të përpilonin raporte të rasteve të ndërlikimeve neurologjike të lidhura me COVID-19. Në një studim në qershor, ai dhe ekipi i tij analizuan detajet klinike për 125 persona në Mbretërinë e Bashkuar me COVID-19 të cilët kishin efekte neurologjike ose psikiatrike. Nga këto, 62% kishin përjetuar dëmtim të furnizimit me gjak të trurit, të tilla si goditje në tru dhe hemorragji, 31% kishin gjendje të ndryshuara mendore, të tilla si konfuzion ose pa ndjenja e zgjatur ndonjëherë shoqëruar me encefalit, ënjtje të indeve të trurit. Dhjetë njerëz që kishin ndryshuar gjendje mendore zhvilluan psikozë. Jo të gjithë njerëzit me simptoma neurologjike kanë qenë të sëmurë rëndë në njësitë e kujdesit intensiv.

“Ne e kemi parë këtë grup të të rinjve pa faktorë konvencionalë rreziku që kanë goditje në tru, dhe pacientë që kanë ndryshime akute në statusin mendor që nuk shpjegohen ndryshe”, thotë Michael.

Një studim i ngjashëm i botuar në korrik përpiloi raporte të hollësishme të rasteve të 43 personave me komplikime neurologjike nga COVID-19. Disa modele po bëhen të qarta, thotë Michael Zandi, një neurolog në Universitetin College në Londër dhe një autor kryesor në studim. Efektet më të zakonshme neurologjike janë goditja në tru dhe encefaliti. Kjo e fundit mund të përshkallëzohet në një formë të rëndë të quajtur encefalomielit akut i përhapur, në të cilin të dy, truri dhe palca kurrizore skuqen dhe neuronet humbin veshjet e mielinës duke çuar në simptoma të ngjashme me ato të sklerozës multiple. Disa nga pacientët më të prekur kishin vetëm simptoma të lehta të frymëmarrjes.

Advertisement

Komplikimet më pak të zakonshme përfshijnë dëmtimin e nervit periferik, tipik të sindromës Guillain – Barré dhe atë që Zandi e quan “një shpërthim gjërash”, të tilla si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik. Simptoma të ngjashme janë parë në shpërthimet e sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) dhe sindromës respiratore të Lindjes së Mesme (MERS), të shkaktuara gjithashtu nga koronaviruset.

Sa njerez?

Klinikët nuk e dinë se sa të zakonshme janë këto efekte neurologjike. Një studim tjetër i botuar në korrik vlerësoi prevalencën e tyre duke përdorur të dhëna nga koronavirusët e tjerë. Simptomat që prekin sistemin nervor qendror ndodhën në të paktën 0,04% të njerëzve me SARS dhe në 0,2% të atyre me MERS. Duke qenë se tani janë 28.2 milion raste të konfirmuara të COVID-19 në të gjithë botën, kjo mund të nënkuptojë se 10,000 ose 50,000 njerëz kanë përjetuar komplikime neurologjike.

Por një problem i madh në përcaktimin sasior të rasteve është se studimet klinike janë përqendruar në mënyrë tipike tek njerëzit me COVID-19 të cilët ishin të shtruar në spital, shpesh ata që kërkonin kujdes intensiv.

Advertisement

“Prevalenca e simptomave neurologjike në këtë grup mund të jetë “më shumë se 50%”, thotë neurobiologu Fernanda De Felice në universitetin Federal të Rio de Janeiro në Brazil. Por ka shumë më pak informacion për ata që kishin sëmundje të lehtë ose nuk kishin simptoma të frymëmarrjes.

Kjo mungesë e të dhënave do të thotë se është e vështirë për të gjetur pse disa njerëz kanë simptoma neurologjike dhe të tjerët jo. Është gjithashtu e paqartë nëse efektet do të zgjasin.

Infeksioni apo inflamacioni?

Gjetja e një përgjigjeje do të ndihmojë klinicistët të zgjedhin trajtimet e duhura.

Advertisement

“Nëse ky është infeksion viral i drejtpërdrejtë i sistemit nervor qendror, këta janë pacientët që duhet të marrin remdesivir ose një tjetër medikament antiviral. Ndërsa, nëse virusi nuk është në sistemin nervor qendror, atherë virusi mund të jetë pastuar nga trupi dhe duhet të trajtojmë pacientin me terapi anti-inflamatore,” thotë Michael.

Ka prova të qarta se SARS-CoV-2 mund të infektojë neuronet. Në një botim të muajit maj, ekipi tregoi se SARS-CoV-2 mund të infektojë neuronet, duke vrarë disa dhe duke zvogëluar formimin e sinapseve mes tyre. Puna nga imunologu Akiko Iwasaki dhe kolegët e saj në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Yale në New Haven, duket se e konfirmon këtë duke përdorur organoide njerëzore, si trurin e miut dhe disa ekzaminime tek personat që kanë ndërruar jetë, sipas një vëzhgimi paraprak të botuar më 8 shtator. Por ende ka pyetje se si virusi mund të arrijë në trurin e njerëzve.

Një ekip i udhëhequr nga Mary Fowkes, një patologe në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në New York City, postoi një vëzhgim paraprak për efektin që Covid-19 kishte lënë në trru të 67 njerëzve që kishin ndërruar jetë.
Ekspertët tregojnë se virusi është i vështirë për t’u gjetur në tru, krahasuar me organet e tjera. Testet që përdorin reaksionin zinxhir të polimerazës (PCR) shpesh nuk e zbulojnë atë atje, pavarësisht ndjeshmërisë së tyre të lartë dhe disa studime nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë grimcë virusi në lëngun cerebrospinal që rrethon trurin dhe palcën kurrizore. Një arsye mund të jetë se receptori ACE2, një proteinë në qelizat njerëzore që përdor virusi për të hyrë, nuk shprehet shumë në qelizat e trurit.

“Duket se është tepër e rrallë që të merrni infeksion viral të sistemit nervor qendror”, thotë Michael.

Advertisement

Sipas ekspertëve të gjitha këtop[ërkthehen në në më shumë hulumtime klinike, vëzhgime dhe studime fiziologjike.
De Felice thotë se ajo dhe kolegët e saj po planifikojnë të ndjekin pacientët që janë shëruar pas kujdesit intensiv dhe të krijojnë një biobank të mostrave duke përfshirë lëngun cerebrospinal. Zandi thotë se studime të ngjashme kanë filluar në universitetin College në Londër.

“Studiuesit pa dyshim do të renditin nëpër shembuj të tillë për vite me rradhë. Megjithëse pyetjet që ata po adresojnë kanë dalë gjatë pothuajse çdo shpjegimi të sëmundjes dhe COVID-19 paraqet sfida të reja. Ajo që nuk kemi pasur që nga viti 1918 është një pandemi në këtë shkallë,” thotë Michael.

Nature-Përktheu: Gazeta “Si”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy